Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Takimi me presidentin Trump, Begaj zbulon për herë të parë bisedën: Ja çfarë më tha për Shqipërinë
Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë ekskluzive për një emision televiziv, ka rrëfyer bisedën që shkëmbeu gjatë takimit me homologun amerikan Donald Trump. Begaj shprehet se ishte moment krenarie, kur Trump i pohoi në anglisht “Albania is doing great job”, (Shqipëria po bën një punë të shkëlqyer). Kreu i shtetit tha se kjo shprehje e ka bazën te marrëdhëniet strategjike dhe miqësisë së hershme mes dy vendeve. ’Nën administratën Trump raportet midis SHBA dhe Shqipërisë përsa i përket bashkëpunimit sidomos në fushën ekonomike do të forcohen’- tha Begaj. Pjesë nga intervista: Grida Duma: T’ja themi audiencës sonë që unë e kam dashur ta nis Top Story me ju, nuk e kam pasur këtë shans. Por asnjëgjë që nuk realizohet është gjithmonë...