U përfol si kandidat për Tiranën, Hasimja: Opozita nuk mund të më përdorë për lojëra me tendera

U përfol si kandidat për Tiranën, Hasimja: Opozita nuk mund të më përdorë për lojëra me tendera

Politologu Ermal Hasimja, një nga emrat më të lakuar si kandidat i opozitës në zgjedhjet lokale ka thënë se kur ka marrë vesh lakimin e emrit të tij, ka menduar se çfarë kërkon opozita prej tij. Hasimja ka deklaruar se nëse mendojnë që do ta përdorin për të pastruar administratën e bashkisë nga socialistët, kjo nuk është ajo në të cilë ai beson. Politologu tha se vizioni i tij nuk është ndarja e tenderave. Sa i përket Bashkisë së Tiranës, ai u shpreh se kryeqyteti nuk është menaxhuar për interes të qytetarëve, por për interesat vetjake të një grupi njerëzit që nuk u intereson qyteti. “Gjëja e parë që kam thënë kur mora vesh se emri im po merret seriozisht ishte: çfarë duan këta njerëz...