“Sot legjitimoj çmendurinë e Ilir Metës”, gazetari për dekretin e Begajt: Edhe amerikanët e dinë që Shqipëria nuk ka President

“Sot legjitimoj çmendurinë e Ilir Metës”, gazetari për dekretin e Begajt: Edhe amerikanët e dinë që Shqipëria nuk ka President

Gazetari Fatjon Gjinaj, i ftuar këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar dekretin e Presidentit për zgjedhjet e pjesëshme në 6 Bashki të vendit. Gjinaj tha se vetëm sot po arrin të legjitimojë “çemdndurinë” e Ilir Metës gjatë kohës kur ishte president dhe jepte vendime kundër qeverisë. Sipas tij sot edhe vetë amerikanët e dinë që Shqipëria nuk ka president. “Vite më parë thonin që është çmendur Ilir Neta, ndërkohë që opozita kishte djegur mandatet, dhe dukej sikur vetëm zoti Meta ishte kundër mazhorancës. Kur ndërmerrte vendime politike kundër quhej çmenduri. Sot arrij ta legjitimoj çmendurinë e Ilir Metës, vetëm duke e parë sot me atë që ndodh sot. Nëse e kemi bekimin e amerikanëve,...