Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet/ Veliaj ankimoi dekretin e Presidentit, Myftari: Ankimet po kthehen në pengesë ligjore
Erion Veliaj ka bërë një tjetër hap duke goditur në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit të Republikës që shpalli datën e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Veliaj tha se vendimi i qeverisë që e shkarkoi nga detyra është pezulluar që në momentin e dorëzimit të ankimimit prej tij. Në ankimimin e dytë të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj parashikon edhe pasojat që, sipas tij, mund të vijnë nëse mbahen zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës. Juristi Kreshnik Myftari, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizon Plus, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po përdoret e drejta e ankimit, duke theksuar se në disa raste ajo është shndërruar në pengesë për proceset ligjore....