Pas masakrës në sinagogën në Angli, Starmer: Urrejtja ndaj hebrenjve po rritet, Britania duhet ta mposhtë përsëri

Pas masakrës në sinagogën në Angli, Starmer: Urrejtja ndaj hebrenjve po rritet, Britania duhet ta mposhtë përsëri

Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar ashpër pas vrasjes së dy personave në një sinagogë në Manchester, duke paralajmëruar për rritjen e antisemitizmit në Britani dhe duke premtuar një luftë të vendosur ndaj kësaj urrejtjeje të rrezikshme. Pas ngjarjes tragjike që tronditi komunitetin hebre, Starmer ndërpreu pjesëmarrjen në samitin e liderëve evropianë në Kopenhagë për t’u rikthyer urgjentisht në vend. Ai deklaroi se viktimat ishin sulmuar vetëm sepse ishin hebrenj dhe e përshkroi autorin si një "individ të neveritshëm". "Tek çdo person hebre në këtë vend dua të them këtë: e di sa shumë frikë mbani brenda jush. Vërtet e kuptoj," tha Starmer me tone të forta. "Dhe në emër të vendit tonë, shpreh solidaritetin tim, por edhe trishtimin që ende duhet të jetoni me...