Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Opozita, në gjendje jo të mirë’, Shehaj: Vetëm një kandidat jopolitik mund të mposhtë Ramën në Tiranë
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj theksoi sot se zgjidhja më e mirë për opozitën në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës është dalja me një kandidat jopolitik. I ftuar në një emision televiziv, Shehaj opozita nuk është në gjendje të mirë dhe për të sjellë këtë ndryshim duhet bashkëpunim politik. Shehaj shtoi se kandidati i duhur për opozitën do të ishte një individ që e tejkalon pëlqyeshmërinë partiake. “Mendoj se opozita është në gjendje jo të mirë. Zgjidhja është kandidati jashtë partive politike. Për këtë mjafton faktori dhe bashkëpunimi politik. Por kjo formulë të bën të dalësh përtej opozitës. Janë zgjedhje të ngjashme me mazhoritarin. Jo vetëm shumatorja na afron me mazhorancën, por dalja me një kandiadat të përbashkët. Unë kam 3 muaj që e...