‘I kërkuan, por nuk ishin gati’, Kikia kritikon PD për zgjedhjet në kryeqytet: Ende nuk kanë kandidat

‘I kërkuan, por nuk ishin gati’, Kikia kritikon PD për zgjedhjet në kryeqytet: Ende nuk kanë kandidat

Gazetari dhe analisti, Mentor Kikia i ftuar në një emision televiziv u shpreh se PD nuk ishte e përgatitur për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Kikia: Besoj kemi boll mjete për ta kritikuar PD. Në raport me bashkinë e Tiranës, PD zhvilloi një betejë të gjatë politike me protesta të përjavshme. Duke kërkuar dorëheqjen dhe arrestimin. Dhe në fund erdhi arrestimi i kryetarit të bashkisë edhe pse jo për ato që kërkonte PD. Pas arrestimit ishte sërish PD që kërkonte shkarkimin e kryetarit të bashkisë. Ka pasur iniciativa konkrete nga grupi i këshilltarëve demokratë. Në fund kur u shpallën zgjedhjet PD është sot kritikja më e madhe e dekretit të presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Mendoj se PD nuk ishte e përgatitur. Ndërkohë që...