Pse i dekretoi zgjedhjet në Tiranë? Flet për herë të parë Presidenti Begaj

Pse i dekretoi zgjedhjet në Tiranë? Flet për herë të parë Presidenti Begaj

I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj tregoi se pse e dekretoi datën e zgjedhjeve në Tiranë.Presidenti Begaj tha se ka ndjekur të gjithë rrugëtimin kushtetues dhe procedurat juridike që respektojnë Kushtetutën për shkarkimin e Erion Veliajt si dhe për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Begaj shtoi se duke respektuar çdo parim kushtetues ai ushtroi kompetencën e tij për nxjerrjen e dekretit për zgjedhjet e parakohshme Pjesë nga intervista: Grida Duma: Ju dekretuat sipas nenit sipas nenit 115 të Kushtetutës një datë zgjedhjesh e cila me një furi reagimi nga një palë politike që është opozita e quajti atë bajz, pra se keni patur një anësi politike në momentin që keni dekretuar një kërkesë...