Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD as e ‘begenisi’ për kandidatin, Lapaj shpërthen ndaj PD: Nuk dua të prish festën, por…
Pesë përfaqësues të opozitës janë përballë gazetarëve sonte në “Opinion”, në Tv Klan, për të diskutuar për zgjedhjet e pjesshme në vend e veçanërisht ato në Tiranë. “Si opozitë e bashkuar, kemi pasur takime me të gjitha partitë parlamentare për të gjetur idetë më të mira, për të bashkuar forcat me çdo faktor opozitar, këdo forcë politike opozitare. Qartazi kemi pasur një qëndrim në raport me Lëvizjen Bashkë për shkak të qëndrimeve të kundërta me Partinë Demokratike. Kushdo që do një front të unifikuar përballë Ramës, ne i mirëpresim”, u shpreh fillimisht Belind Këlliçi i Partisë Demokratike. Sipas tij, ende nuk janë konkluduar emrat e mundshëm për të qenë pjesë e kësaj gare, megjithatë kjo do vendoset më tej në tryezën e aleatëve. Sipas Agron...