Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë zërat se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s. Sipas mediave të huaja, Putin ka thënë se vendet europiane po ‘nxisin histeri’ duke u përpjekur të “rikrijojnë armikun e njohur që e shpikën qindra vjet më parë: Rusinë”. Komentet Putin i bëri teksa po flet në forumin e Klubit të Diskutimit Valdai në Soçi të Rusisë. Ndërsa Putin thotë se “elitat sunduese” të Evropës pretendojnë se lufta me Rusinë është afër, ai e quan këtë “marrëzi” që është “e pamundur të besohet”. Kjo do të binte ndesh me interesat e sigurisë së Rusisë, argumenton Putin. “Dhe evropianët janë gjithashtu skeptikë, pasi nuk e dinë se çfarë është kaq e keqe me Rusinë dhe pse duhet të shtrëngojnë...