Rama sqaron batutën që u bë virale për presidentin Trump: Ta shtrembërosh në helm politik është e padrejtë

Rama sqaron batutën që u bë virale për presidentin Trump: Ta shtrembërosh në helm politik është e padrejtë

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:  Është vërtet e jashtëzakonshme se si funksionon media sot dhe si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë realitetin kaq lehtësisht. Një fjali e thënë me humor të mirë, në frymën e miqësisë, papritur kthehet në një titull kryesor botëror për një samit të tërë mes dhjetëra kombesh, ndërsa gjithçka tjetër, përmbajtja e vërtetë, bëhet e parëndësishme. Por po, ishte kënaqësi e madhe sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të përmendja një lapsus të Presidentit Trump, i cili tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bëjë paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që vetë Emmanuel-i ka punuar pareshtur, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqe...