Zgjedhjet në Tiranë, Rama thërret strukturat politike të kryeqytetit, çfarë pritet të ndodhë

Zgjedhjet në Tiranë, Rama thërret strukturat politike të kryeqytetit, çfarë pritet të ndodhë

Ndërsa Erion Veliaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese të pezullojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste vijon e pashqetësuar organizimin e strukturave në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu. Kryeministri Rama do të mbledhë nesër në orën 16:30 strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Takimi i kryesocialistit me strukturën politike të PS-së për Tiranën do të mbahet në një prej hoteleve në qendër të kryeqytetit. Kujtojmë se një ditë më parë, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit, mes të cilave edhe Tirana. Kryeqytetit është në një ngërç kushtetues sa i përket zgjedhjeve të pjesshme, për shkak se Veliaj e ka dërguar në Kushtetuese shkarkimin e...