Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Një person i pajetë gjendet në mes të rrugës në Babrru
Këtë mbrëmje një person dyshohet se është vrarë me thikë pasi është gjetur i vdekur në zonën e Babrrusë. Viktima është gjetur i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës “Azem Hajdari”. Dyshohet se i ndjeri ka plagë të shkaktuar nga thika. Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca. Grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Ndërkohë, trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.