Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Procesi “5D”/ Arbjan Mazniku dëshmon si i firmoste tenderat, raportet me Qaton, Tushen e Mollën
Ish-zv/kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, njëkohësisht ish-ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Gjykatën e Posaçme, ku ishte thirrur si dëshmitar nga ana e SPAK. Mazniku u dëgjua në procesin gjyqësor të dosjes “5D”, ku ish-drejtorë të Bashkisë Tiranë akuzohen për “korrupsion”, “shkelje të barazisë në tendera”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”. Në përgjigje të pyetjeve të prokurorit Klodian Braho, dëshmitari Mazniku tha gjatë periudhës 2019-2022 si nënkryetar i Bashkisë së kryeqytetit kishte pasur të deleguara kompetencat e titullarit të autoritetit kontraktor për procedurat e tenderimit. “Kam bërë verifikimin final të procedurës”, tha Mazniku. Sipas tij, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor ai nuk merrej me lëndën e kërkesës, por vetëm verifikimin e hallkave të...