Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zgjedhjet e parakohshme për Tiranën/ PS ‘ndez motorët’, Rama mbledh strukturat politike të kryeqytetit
foto ilustruese: Rama në nje takim me socialistët TIRANË- Partia Socialiste nuk humbet kohë dhe po vijon me organizimin e strukturave në mbështetje të kandidates Ogerta Manastirliu, ndërsa nga ana tjetër, ish-kryebashkiaku Veliaj vijon 'luftën' në Gjykatën Kushtetuese. Fillimisht iu drejtua Kushteueses për të kundërshtuar shkarkimin e tij, ndërsa këtë të enjte, kërkoi pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, i pashqetësuar nga lëvizjet e fundit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Burime për mediat bëjnë me dije se takimi do të nisë në orën 16:30, në një prej prej hoteleve në qendër të kryeqytetit. Një ditë më parë, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për...