Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Itali, goditen 4 grupe të trafikut të drogës mes Spanjës dhe Shqipërisë, 29 persona në hetim (EMRAT)
Një operacion i madh i Policisë Financiare Provinciale të Leçes ka përfunduar hetimet paraprake ndaj 29 personave të dyshuar për pjesëmarrje në një rrjet kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës, me bazë operative në Salento dhe lidhje në Shqipëri e Spanjë. Gjatë periudhës ndërmjet 2018 dhe 2020, në kuadër të operacionit të koduar “Gioele”, u kapën dhe u arrestuan disa dhjetëra persona në flagrancë, ndërsa gjithsej u sekuestruan 2,677 kg lëndë narkotike (kokainë, heroinë, hashash, marihuanë) dhe 4,975 litra vaj hashashi. U konfiskuan gjithashtu 192,640 euro në para të gatshme, 16 makina dhe 4 anije – mjete që dyshohet se ishin përdorur për trafikimin. Sipas hetuesve, vlera tregtare e drogës të kapura mund të gjeneronte rreth 6 milionë euro fitime të paligjshme për organizatat kriminale. Hetimet zbuluan ekzistencën e disa grupeve kriminale, përbërë...