Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Futi drogë në qeli për klientin e saj, avokatja dënohet me 20 vite burg
Një avokate në Samsun të Turqisë është dënuar me 20 vite e 7 muaj burgim dhe një gjobë prej 206 mijë lirash turke, pasi u kap duke futur lëndë narkotike në burg për klientin e saj. Avokatja M.B.G., anëtare e Dhomës së Avokatëve të Samsunit dhe nënë e dy fëmijëve, u akuzua se gjatë takimit me klientin e saj në Burgun e Samsunit i kishte dorëzuar drogë. Pas hetimeve të Policisë, ajo u arrestua më 31 dhjetor dhe më pas u dërgua në paraburgim. Procesi gjyqësor u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Samsun, ku avokatja, e sjellë nga Burgu i Erzincanit ku mbahej, mohoi akuzat. Megjithatë, gjykata e shpalli fajtore për veprat penale të “futjes së substancave të ndaluara në burg” dhe “trafikim të lëndëve narkotike”. Vendimi për dënimin e saj...