Jemi në vjeshtë! Çfarë kujdesi duhet të tregojmë në këtë stinë të tranzicionit?

Jemi në vjeshtë! Çfarë kujdesi duhet të tregojmë në këtë stinë të tranzicionit?

Me nisjen e muajit tetor, temperaturat kanë nisur të bien ndjeshëm, ndërsa vjeshta po sjell gradualisht ndryshimet karakteristike të saj. Kjo stinë tranzicioni, e njohur për lagështinë, luhatjet e temperaturës dhe erërat e freskëta, kërkon kujdes të shtuar për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ekspertët e shëndetit publik dhe mjekët japin disa këshilla praktike se si të përgatitemi dhe të përballojmë më mirë këtë periudhë: Forconi sistemin imunitar Vjeshta është sezoni i virozave dhe infeksioneve të frymëmarrjes. Konsumoni më shumë fruta dhe perime sezonale (mollë, kungull, brokoli, karrota), që janë të pasura me vitamina C dhe A. Gjithashtu, përfshini çajra bimorë dhe supa të ngrohta në dietën tuaj. Vishuni pak me trashe Ndryshimet e temperaturës gjatë ditës kërkojnë një veshje me shtresa, që të mund të përshtateni...