Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Propozimi i Trump për Gazën, ministri i Jashtëm egjiptian: Po punojmë për të bindur Hamasin që të pranojë planin e presidentit
Kajro po punon me Katarin dhe Turqinë për të bindur Hamasin që të pranojë planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, tha të martën Ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelati. “Po takohemi me ta. Po koordinohemi me vëllezërit tanë në Katar dhe gjithashtu me kolegët tanë në Turqi, për të bindur Hamasin që t’i përgjigjet pozitivisht këtij plani”, tha Abdelati në një fjalim në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Më parë këtë javë, Shtëpia e Bardhë publikoi një plan 20-pikësh që kërkon një armëpushim, një shkëmbim pengjesh të mbajtura nga Hamasi me të burgosur palestinezë në Izrael, një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Rripi i Gazës, çarmatimin e Hamasit dhe formimin e një qeverie kalimtare...