Ankimi i Dekretit të Presidentit/ Dervishaj: GJK duhet ta pezullojë menjëherë, është precedent tejet i rrezikshëm…

Ankimi i Dekretit të Presidentit/ Dervishaj: GJK duhet ta pezullojë menjëherë, është precedent tejet i rrezikshëm…

Për avokatin dhe ish këshilltarin ligjor të ish Presidentit, Ilir Meta, Bledar Dervishaj, e konsideron një precedent tejet të rrezikshëm, nëse Gjykata Kushtetuese nuk shprehet menjëherë për pezullimin e Dekretit të kreut të shtetit, Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës, të ankimuar në Kushtetuese këtë të enjte nga kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj. Në një intervistë për edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Dervishaj edhe në cilësinë si ish këshilltar ligjor i një Presidenti Republike, dha argumente shteruese, lidhur me ankimet e bërë në GJK nga ana e Veliajt për shkarkimin e tij në Këshillin Bashkiak dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave. Sipas Dervishajt, Presidenti i Republikës, është institucioni i fundit që duhet të shprehet për një proces garues për...