Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zbulohet plani sekret i Francës kundër dezinformimin rus: 40 milionë euro për luftën e influencës
Një plan i Ministrisë së Jashtme franceze për të luftuar dezinformimin rus, i cili duhej të mbahej i fshehtë, u zbulua për shkak të neglizhencës së diplomatëve francezë. Sipas shkrimit me titull ‘Ministria e Jashtme e Francës në një gjueti spiunësh’, teksa Franca përpiqet të rikthejë kontrollin në luftën e ndikimit kundër Moskës, u zbulua projekti kundër dezinformimit rus me një buxhet të parashikuar prej 40 milionë euro në vit. Ministria e Jashtme franceze po zhvillon një hetim të brendshëm për të përcaktuar se kush është përgjegjës për publikimin e ekzistencës së këtij plani.