Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hetimet për vdekjen e kenianes, telefoni çohet në SPAK për të kryer ekspertim telefonik të avancuar
Nga Elton Qyno Me shpresën e zbardhjes së misterit dhe rrethanave të vrasjes së shtetases Keniane, Joy Ayoko, prokuroria e Tiranës ka marrë një vendim për ekspertim të avancuar të dy telefonave të vajzës që kishte ardhur nga Kenia në Tiranë për të punuar në një kazino në zonën e Stadiumit. Dy aparatet e telefonit, janë sekuestruar nga prokuroria e Tiranës qysh prej muajit Gusht 2022 dhe prej kësaj kohe ata janë ekspertuar por nuk është bërë e mundur të gjenden të dhëna me produktivitet. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se në pamundësi të kushteve teknike dhe teknologjike që ka laboratori kibernetik i Policisë së Shtetit, Prokuroria e Tiranës, ka vendosur t'i shtrijë dorën për ndihmë ekspertëve kompjuterikë të Prokurorisë së Posaçme SPAK. Kjo prokurori...