Ngërçi në Kuvend, Kurti synon të votojë Nenad Rashiçin si nënkryetar

Ngërçi në Kuvend, Kurti synon të votojë Nenad Rashiçin si nënkryetar

Kosova E Enjte, 2 Tetor 2025 20:17 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se është humbje kohe që nuk po funskionon Kuvendi i Kosovës. Duke komentuar njoftimin e Gjykatës Kushtetuese që konstaton se parlamenti nuk është i konstituuar, Kurti shtoi se askush nuk e zë vendin e nënkryetarit të rezervuar për komunitetin serb. ”Konsideroj se është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka zgjedhë kryetarin, Dimal Bashën, i ka zgjedhë katër nënkryetarët, Albulena Haxhiun, Vlora Citakun, Kujtim Shalën dhe Emilija Rexhepin, askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb”,-u shpreh Kurti. Gjykata Kushtetuese me njoftim e së martës bëri të ditur se Kuvendi...