Putin: Europa le ta provojë të na provokojë për mbrojtjen

Putin: Europa le ta provojë të na provokojë për mbrojtjen

Bota E Enjte, 2 Tetor 2025 19:51 “Nëse Perëndimi dëshiron të testojë mbrojtjen tonë, le ta provojë”. Presidenti rus Vladimir Putin përdori tone kërcënuese ndaj Europës dhe NATO-s, duke u zotuar se Moska do të përgjigjet me shpejtësi ndaj çdo provokimi të mundshëm. Teksa foli për militarizim histerik të kontinentit, ai tha se nuk ka ndërmend të sulmojë aleancën ushtarake të drejtuar nga SHBA, por se nuk do t’i lejojnë vetes dobësi apo pavendosmëri. Sipas Putinit, përgjegjësia kryesore bie mbi BE e cila sipas tij po përshkallëzon konfliktin. “Thjesht nuk mund ta injorojmë atë që po ndodh; nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë për arsye të sigurisë sonë. Prandaj, po e monitorojmë nga afër militarizimin në rritje të Evropës. A janë këto vetëm fjalë,...