Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Zhvendosja e Botërorit aty ku mendon Presidenti i SHBA/ FIFA “përplaset” me Trump: Vendimet na takojnë ne!!
                            Ideja e Presidentit të SHBA, Donald Trump se ai mund të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës 2026 jashtë qyteteve amerikane që ai i konsideron të pasigurta, ka sjellë edhe reagimin e FIFA-s.  Botërori operohet nga institucioni më i lartë i futbollit në botë, çka ka bërë që FIFA-s t’i lindë e drejta për të mbajtur një qëndrim në këtë rast.  Nënkryetari i FIFA-s dhe presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani, u shpreh se askush tjetër përveç FIFA-s nuk mund të marrë vendime për këtë kompeticion.  “Është turneu i FIFA-s, është nën juridiksionin e saj dhe është FIFA që merr këto vendime. Me gjithë respektin për udhëheqësit botërorë, futbolli është më i rëndësishëm se ata dhe do t’i mbijetojë vendimeve të tyre”.