Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Putin mohon akuzat e politikanëve europianë: Deklarata të pabaza, është e pabesueshme që Moska të sulmojë NATO-n
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi sot se deklaratat e politikanëve europianë për një Rusi agresive ndaj NATO-s janë të pabaza. Megjithatë, ai theksoi se Rusia nuk ka asnjë qëllim për të sulmuar aleancën e NATO-s, e cila udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara. Putin akuzoi elitat politike evropiane për përhapjen e panikut dhe paralajmërimeve të pabazuara për një luftë të afërt me Rusinë. “Është e pabesueshme të mendohet se Moska do të sulmojë NATO-n”, tha ai, duke shtuar se të gjitha pretendimet për një Rusi agresive janë të pabazuara. Presidenti rus sqaroi se veprimet e mundshme të Rusisë nuk burojnë nga dëshira për konflikt, por nga nevoja për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Ai paralajmëroi se nëse do të jetë e nevojshme, Rusia do të marrë...