Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Erion Veliaj prapë kërkesë tjetër Gjykatës Kushtetuese
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë shtesë, duke kundërshtuar dekretin e Presidentit të Republikës që cakton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Tiranë. Veliaj argumenton se dekreti është “contra Constitutionem” (antikushtetues), pasi sipas nenit 115 të Kushtetutës, vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij është automatikisht i pezulluar deri në shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese. Në kërkesën e tij, Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit presidencial dhe pezullimin e menjëhershëm të efekteve të tij, duke theksuar se mandati i kryebashkiakut nuk është një privilegj personal, por “shprehje e sovranitetit të qytetarëve të Tiranës” dhe nuk mund të ndërpritet para kohe nga vendime politike të pushtetit qendror. Ai paralajmëron se zbatimi i dekretit pa...