Skandali me barnat tek Onkologjiku, PD shkresë Ministrisë së Shëndetësisë

Skandali me barnat tek Onkologjiku, PD shkresë Ministrisë së Shëndetësisë

Raporti i Kotrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar një tjetër skandal te Onkologjiku. Në raportin e KLSH që përfshinte vitet 2021-2025, të publikuar ditën e djeshme thuhej se barnat jetike për pacientët me sëmundje tumorale janë keqmenaxhuar ose kanë qenë në mugesë për periudha kohore të gjata. Në lidhje me këtë raport, deputetet e Partisë Demokratike ditëm e sotme kanë dorëzuar një shkresë drejtuar Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ku kërkohet informacion në lidhje me situatën te Onkologjiku. Në kërkesën e firmosur nga deputetet, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Denisa Vata, Greta Bardeli, Ina Zhupa etj., parashtrohen 5 pyetje në lidhje me situatën. Deputetet demokrate shkruajnë në kërkesë se nuk mund të lejohet neglizhenca për të distancuar se...