U kap me 3.4 gr drogë, dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg shoferi i autobuzit

U kap me 3.4 gr drogë, dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg shoferi i autobuzit

Një shofer i linjës ndërkombëtare Sarandë-Athinë është dënuar nga Gjykata e Sarandës me 3 vjet e 4 muaj burg, pasi u kap një vit më parë me 3.4 gram kokainë në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Vasillaq Vasili, i cili ndodhet në paraburgim që nga 18 nëntori 2024. Sipas dosjes hetimore, ai u kontrollua në hyrje të territorit shqiptar me furgonin e tij “Mercedes Benz” dhe iu gjet një çantë marsup me 6 mbështjellje me pluhur të bardhë, që rezultoi të ishte kokainë, dhe një peshore elektronike. Pesha totale e lëndës së sekuestruar ishte 3.83 gramë, ndërsa pas ekspertimit toksikologjik rezultoi se shtetasi kishte përdorur kokainë. Në marrëveshje me gjykatën, Vasili deklaroi se kishte blerë lëndën narkotike në Athinë nga një...