Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Rehabilitimi dhe elektrifikimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë pritet të përfundojë në vitin 2028. Kjo u bë e ditur nga zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike gjatë diskutimit të marrëveshjes së grantit të BE-së prej 60,5 milionë euro për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, një nyjë e rëndësishme kjo e Korridorit VIII që lidh Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Investimi kap vlerën e 120,5 milionë eurove dhe do të mbulohet me grant nga BE-ja dhe kredi në shumën 30 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe 30 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve.  Muçaj theksoi se investimi në segmentin hekurudhor Durrës-Rrogozhinë, 34 km i gjatë, përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri dhe konsolidimit të Korridorit VIII.  “Ky grant është...