Samiti i Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, Rama ndan pamjet: Krenar për Shqipërinë!

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, Rama ndan pamjet: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga samiti i Komunitetit Politik Europian, në Kopenhagen të Danimarkës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ndihet krenar për Shqipërinë. Rama iu bashkua 27 liderëve të BE-së, si dhe 22 përfaqësuesve të vendeve të tjera, përfshirë dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. “Sot në Samitin e Komunitetit Politik Europian, në Kopenhagen, Danimarkë. Krenar për Shqipërinë”, shkruan kryeministri Rama. Samiti në Danimarkë ka në fokus forcimin e Ukrainës, situatën e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit. /vizionplus.tv