Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Edhe media italiane i bën jehonë talljes së Ramës me presidentin Trump
As mediat italiane nuk e kanë kursyer kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili tall Presidentin amerikan, Donald Trump, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet në Kopenhagen. La Repubblica, shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama bëri shaka me Presidentin francez Emmanuel Macron, duke u tallur me gafën e Trump të 18 shtatorit, mbi armëpushimin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Gjatë një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer, Trump kishte deklaruar se i kishte dhënë fund luftës midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, por bëri një gabim të qartë gjeografik. Trump, duke theksuar rolin e tij si ndërmjetës ndërkombëtar, e kishte ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, vendin me të cilin Azerbajxhani në fakt kishte një konflikt. Batuta e Ramës, në prani të Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, e...