Si po e forcon Vuçiçi, Radoiçiçin në Serbi?

Si po e forcon Vuçiçi, Radoiçiçin në Serbi?

Angazhimi i shtuar i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, pas një mungese të përkohshme nga jeta publike në Serbi - që pas pranimit të përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë - tregon se regjimi serb ka shpallur një mobilizim të përgjithshëm dhe po përgatitet për një periudhë përshkallëzimi të konflikteve me një shoqëri të rebeluar. Sipas bashkëbiseduesve të mediumit radar, pushtetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i duhen individë me talent për dhunë, para së gjithash për të ndalur zhvillimin e nismave të gjalla lokale qytetare , pas shembullit të Kralevës dhe më pas edhe të qyteteve të tjera si Zajçari apo Kosjeriçi , dhe për të forcuar strukturën e lëkundur të organizatës së vet. Për këto punë nevojiten njerëz me përvojë në...