Dënohet me 3.4 vjet burg, shoferi shqiptar i linjës Sarandë-Athinë, u kap me 3.4 gram kokainë

Dënohet me 3.4 vjet burg, shoferi shqiptar i linjës Sarandë-Athinë, u kap me 3.4 gram kokainë

Një shofer i linjës së transportit ndërkombëtar Sarandë - Athinë është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Sarandës, pasi është kapur një vit më parë me rreth 3.4 gram kokainë në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë. Vendimi është dhënë në 23 shtator, për 52-vjecarin Vasillaq Vasili, i cili ndodhet në paraburgim prej 18 nëntorit 2024. Rreth orës 19:00 të asaj dite, sipas dosjes hetimore, punonjësit e policisë kanë konstatuar një shtetas i cili sapo kishte hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës doganore Qafë-Botë, së bashku me mjetin që drejtonte, tip furgon ‘Mercedes Benz’, me targë AB643LM. Është bërë kontrolli i mjetit tip furgon së bashku me personin dhe gjatë kontrollit janë gjetur një çantë tip marsup, të...