“Shembje në rrugën e propagandës”, Berisha godet Ramën e Ballukun me pamje: Turpi i qeverisë, u prish sapo u hap

“Shembje në rrugën e propagandës”, Berisha godet Ramën e Ballukun me pamje: Turpi i qeverisë, u prish sapo u hap

Kreu i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për gjendjen e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, vetëm një muaj pas inaugurimit të saj me bujë nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku. rruga qukes qafe plloce berisha denoncimn Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka publikuar një foto nga ceremonia e inaugurimit, ku shfaqen Rama dhe Balluku duke promovuar përfundimin e rrugës. Në të njëjtin postim, ai ka ndarë edhe një foto tjetër ku duket një segment i rrugës i dëmtuar nga rrëshqitjet e dheut. berisha denoncim rruga qukes qafe plloce Ai akuzon qeverinë për korrupsion dhe për përdorimin e projekteve infrastrukturore si fasadë propagandistike, ndërsa realiteti në terren tregon një histori tjetër. Rruga Qukës–Qafë Plloçë ka qenë një nga projektet më të gjata...