KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

Në mbledhjen e së enjtes, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj prokurores së Korçës, Anjeza Kalanxhi. Kalanxhi u hetua nga ILD për shkelje të dispozitave që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e prokurorisë si dhe për shkelje të rregullave të konfidencialitetit, pasi kishte dhënë të tretëve kopje të disa akteve në një dosje hetimore. ILD pretendoi se ky veprim kishte “cënuar imazhin e zyrës së prokurorisë, teksa publikimi i akteve procedurale mbart rrezikun e ardhjes së pasojave në dëm të hetimit dhe për rrjedhojë humbjen e besimit të publikut për funksionimin e Prokurorisë sipas ligjit dhe jo dëshirës së magjistratit”. Sipas ILD, Kalanxhi shpërndau materiale të dosjes në disa institucione,...