VIDEO/ Mediat ruse i bëjnë jehonë batutave të Ramës me Macron për deklaratat e Trump

VIDEO/ Mediat ruse i bëjnë jehonë batutave të Ramës me Macron për deklaratat e Trump

Mediat ruse i kanë dhënë jehonë batutës së Ramës me presidentin Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Aljev.  RT ka postuar videon ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me pretendimin e Donald Trump, se ky i fundit i dha fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.  Rama i tha Macron, se duhej të kishte uruar atë dhe Aljev pasi më në fund bën paqe. Për këtë Rama i tha Macron të kërkonte falje se nuk i ka uruar ende.  Tre liderët u panë në Komunitetin Politik Evropian që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës.  Trump ka ngatërruar disa herë Shqipërinë me Armeninë, pasi kjo e fundit ka patur konflikte me Azerbajxhanin dhe liderët e dy vendeve ishin dhe në Shtëpinë e Bardhë.  Albanian PM jokes about Trump’s claim that he ended the war between ‘Azerbaijan and Albania’ ‘You should make an apology to us,’ Rama tells Macron ‘Because you...