Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“48 orë me mot ekstrem dhe temperatura deri në -3 gradë”, meterologu: Të shtunën…
Meteorologu Hakil Osmani në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan njoftoi se nga dita e sotme e deri në vijim do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit në vend. Sipas tij, kjo do të jetë më e dukshme gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të ditës së premte. Në zonat malore, si Bajram Curri dhe pjesët veriore të vendit, temperaturat do të bien deri në 0-1 gradë Celsius, ndërsa nuk përjashtohen edhe vlerat negative, deri në -1 apo -2 gradë Celsius në fshatra. Mbrëmjen e sotme priten reshje dëbore, veçanërisht në zonat veri-lindore dhe jug-lindore, me nivele reshjesh dëbore që do të fillojnë nga 700 metra mbi nivelin e detit. “Duke filluar nga dita e sotme e deri në vijim do të kemi rënie të temperaturave...