Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Inteligjenca artificiale do të jetë një nga pikat kryesore të qeverisë shqiptare në këtë mandat të katërt.  Inteligjenca artificiale do të përdoret edhe në shëndetësi, gjë që u prek nga ministrja Evis Sala në fjalën e saj ditën e parë kur mori detyrën.  Në Londër, ku aktualisht ndodhet ministrja Salla në samitin 2-ditor “Inteligjenca artificiale në shëndetësi” e organizuar në “The Economist”, tha se shëndetësia globale po hyn në një fazë të re, ku teknologjitë e avancuara do të lejojnë kalimin nga diagnostika tradicionale në një nivel të ri të ashtuquajtur “super-diagnostikë”.  Ministrja Sala nënvizoi se Inteligjenca Artificiale do të udhëheqë revolucionin në shëndetësi, ndërsa paraqiti vizionin e qeverisë shqiptare në digjitalizimin e plotë në shëndetësi, si pararendës të përdorimit të inteligjencës artificiale në diagnostikimin e përparuar.  “Spitali i së ardhmes do të...