Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dronët mbi Danimarkë, ndalohet një cisternë ruse nga autoritetet franceze
Autoritetet franceze kanë ndërhyrë në një cisternë nafte që i përket të ashtuquajturës “flotë fantazmë” ruse, e dyshuar për përfshirje në incidente me dronë në hapësirën ajrore të Danimarkës. Anija, me gjatësi 244 metra, është ndalur prej disa ditësh në brigjet e Saint-Nazaire, në Oqeanin Atlantik. Dy persona janë arrestuar, kapiteni dhe zëvendësi i tij. Cisterna me emrin “Pushpa” ose “Boracay”, që lundron nën flamurin e Beninit, është pjesë e flotës që Rusia përdor për të transportuar naftë duke anashkaluar sanksionet perëndimore. “Kjo flotë përfaqëson dhjetëra miliarda euro për buxhetin rus. Sipas vlerësimeve tona, ajo financon 40% të përpjekjeve ushtarake të Rusisë. Janë rreth 600 deri në 1,000 anije që transportojnë hidrokarbure ruse edhe kur janë të ndaluara,” deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një...