Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“E padëshiruar”,gazetari bën deklaratë e fortë:Balluku de facto non grata në SHBA, e ndaluar si përfaqësuese e qeverisë
Gazetari Almer Toska ka bërë deklarata të forta në një emision televiziv, duke vënë në qendër të kritikave Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas Toskës, Balluku është e padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të disa aferave të dyshuara dhe nuk mund të udhëtojë drejt SHBA në cilësinë e zyrtares shtetërore. “Belinda Balluku nuk e kalon dot oqeanin. Ajo ka cënuar interesat kombëtare,” u shpreh Toska, duke shtuar se ajo është non grata de facto në SHBA.Gazetari deklaroi se ka informacione të konfirmuara që Balluku nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-së në cilësinë e përfaqësueses së qeverisë shqiptare: “Unë e kam të konfirmuar që nuk shkon dot si zyrtare e shtetit shqiptar në SHBA, për një sërë aferash,” tha ai,...