Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj: Dekreti presidencial është antikushtetues

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj: Dekreti presidencial është antikushtetues

Erjon Veliaj ka reaguar pas dekretit të presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit përfshirë edhe Tiranën. Në reagimin e tij nga burgu, ish-kryebashkiaku e cilëson antikushtetues dekretin e presidentit. Sipas tij mandati i kryebashkiakut nuk është mandat personal, por shprehje e sovranitetit të qytetarëve. “Dekreti presidencial është contra Constitutionem (antikushtetues). Mandati i Kryetarit të Bashkisë nuk është mandat personal, por shprehje e sovranitetit të qytetarëve të Tiranës”, shprehet Veliaj. Ai kërkon nga Gjykata Kushtetuese mbrojtjen e menjëhershme të demokracisë përfaqësuese dhe shfuqizimin e dekretit presidencial për zgjedhje në Tiranë. “Duke qenë se ditën e djeshme, rreth orës 16:00, Presidenti i Republikës, në shkelje flagrante të garancive kushtetuese që kërkuesi gëzon ndaj shkarkimit...