Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Misteri Bakajoko tek Egnatia, Tetova gjen zgjidhje për sulmin
Egnatia duket se e ka ndryshuar plotësisht “marshin”, duke marrë parasysh nisjen e dobët, me vetëm një pikë në dy sfidat e para. Me tre fitoret radhazi, skuadra ka arritur në kuotën e dhjetë pikëve dhe qëndron vetëm një hap larg Elbasanit kryesues. Synimi i tyre është të vazhdojnë me të njëjtin ritëm edhe këtë fundjavë, ku do të jenë mysafirë të Vorës, skuadër e sapongjitur në elitë këtë edicion. Pritet që tekniku ta ketë të plotë të gjithë grupin dhe të mos bëjë ndryshime nga sfida e kaluar në Vlorë, pasi skuadra po gjen ekuilibrat e duhur. MISTERI BAKAJOKO Afrimet e reja po japin frytet e pritshme, por tek kampionët nuk shkon gjithçka “vaj”, edhe pse në fund të ditës janë rezultatet ato që kanë...