E rëndë në Durrës/ Zjarri përfshin banesën, 42-vjeçarja humb jetën nga asfiksia

E rëndë në Durrës/ Zjarri përfshin banesën, 42-vjeçarja humb jetën nga asfiksia

Foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Durrës, ku një banesë në fshatin Shënvlash është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka humbur jetën një 42-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike, ndërsa 42-vjeçarja ka humbur jetën nga asfiksia. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të zjarrit.  Njoftim: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi...