Merr flakë një banesë në Durrës, 42-vjeçarja vdes nga asfiksia

Merr flakë një banesë në Durrës, 42-vjeçarja vdes nga asfiksia

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të enjte në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku një 42-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj. Sipas policisë, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Gruaja, e identifikuar me inicialet K. M., ka ndërruar jetë nga asfiksia. “Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.“, njofton policia.