Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjykatën e Lartë rrëzon Veliajn, ish kryebashkiaku mbetet në burg
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku kërkohej lirimi nga paraburgimi. “Vendosi: Mospranimin e rekursit te paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, kundër vendimit nr. 130 (87- 025-191), datë 09.06.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim. Veliaj kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg” duke paraqitur edhe një memo, ku i bëhej me dije Gjykatës së Lartë se ai nuk është më kryebashkiak i Tiranës. Duke cituar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, avokatët i kërkuan Gjykatës së Lartë të marrë në konsideratë faktin se në këto kushte ai nuk mund të ndikojë mbi dëshmitarët dhe vendosë në rrezik asnjë provë....