Kanceri i gjirit, onkologia: Edhe meshkujt duhet të bëjnë kujdes, e kanë më të lehtë ta dallojnë

Kanceri i gjirit, onkologia: Edhe meshkujt duhet të bëjnë kujdes, e kanë më të lehtë ta dallojnë

Jo vetëm gratë, por edhe burrat duhet të jenë të kujdesshëm ndaj kancerit të gjirit. Paralajmërimi vjen nga onkologia Ervehe Dervishi, e ftuar në Dita Jonë në A2 CNN, e cila theksoi se rastet tek meshkujt janë më të rralla, por ekzistojnë dhe duhen trajtuar me seriozitet. “Rreth 3 përqind e tumoreve të gjirit shfaqen tek burrat. Unë kam operuar meshkuj dhe e kanë kaluar shumë mirë. Tek burrat shpesh dallohet më lehtë, pasi mund të vërehet rritja e një gjiri duke e krahasuar me tjetrin”, u shpreh Dervishi. Ajo shtoi se kontrollet duhet të bëhen gjatë gjithë vitit, jo vetëm në muajin tetor, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. “Jo vetëm gratë, por edhe vajzat duhet të bëjnë kontrolle të...