“Këmbimi”/ Shantazh për 5.000 € dhe rrëmbim i një të mituri. Arrestohen 3 të rinj në Tiranë, një në kërkim

“Këmbimi”/ Shantazh për 5.000 € dhe rrëmbim i një të mituri. Arrestohen 3 të rinj në Tiranë, një në kërkim

Tiranë – Policia e kryeqytetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Këmbimi”, duke identifikuar dhe ndaluar 4 autorë të dyshuar të përfshirë në raste të rënda kanosjeje dhe heqjeje të paligjshme të lirisë, me qëllim përfitimin e pasurisë. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, rasti i parë ka të bëjë me shantazh ndaj një 21-vjeçari, i cili është kërcënuar për publikimin e një videoje komprometuese në rrjete sociale. Autori, një 18-vjeçar me inicialet J. B., u kap në flagrancë teksa i merrte viktimës shumën prej 5000 euro, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. Gj., 20 vjeç, është shpallur në kërkim. “Me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma e eurove dhe 3 celularë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. Ndërkohë, në rastin e dytë,...