Tentohet të helmohet Bashar al-Assad, ish-Presidenti i Sirisë përfundon në spital në Moskë

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad, ish-Presidenti i Sirisë përfundon në spital në Moskë

Një përpjekje për atentat ndaj ish-diktatorit sirian Bashar al-Assad ka ndodhur në Moskë. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut ai është shtruar në spital pas një përpjekjeje për ta helmuar. Ish-presidenti, i cili mori azil politik në Rusi pasi u rrëzua nga pushteti dhjetë muaj më parë, thuhet se ishte shtruar në një spital në periferi të Moskës dhe ka dalë prej aty vetëm ditën e hënë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut citon një ‘burim privat’, i cili pretendon se Assad është helmuar dhe se qëllimi i atentatit ishte të turpëronte qeverinë ruse dhe ta akuzonte atë për bashkëpjesëmarrje në vdekjen e tij. Raporti thotë se gjendja e Assad është tani e qëndrueshme. Vetëm vëllai i tij, Maher al-Assad, është lejuar...