Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit, mblidhet të hënën Këshilli i Legjislacionit
Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet ditën e hënë, në orën 11:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Kjo mbledhje vjen pas akuzave të opozitës, e cila pretendon se Peleshi ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur rregulloren e Kuvendit, duke mos respektuar procedurat parlamentare në drejtimin e seancave. Këshilli pritet të vendosë nëse kërkesa e PD-së do të kalojë për shqyrtim më tej në Kuvend, apo do të rrëzohet si e pabazuar. Deri tani, kryeparlamentari Peleshi nuk ka reaguar publikisht për këtë zhvillim, ndërsa nga radhët e mazhorancës nuk ka sinjale se do të mbështetet ndonjë iniciativë për ta larguar nga posti.